Lajme

40 pacientë me COVID-19 po trajtohen në ShSKUK

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 03 December 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 40 pacientë me COVID-19, shkuan Gazeta Infokus.

Përmes një njoftimi në “Facebook” është bërë e ditur se 15 prej tyre janë të konfirmuar me Covid-19, ndërsa 25 pacientë të tjerë janë duke marr trajtim pas Covid-19.

“Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në kujdes intensiv në Spitalin e Gjakovës është 1 pacient në mjekim intensiv, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive është 1 pacient me maskë oksigjeni”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FREE FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera