Lajme

40 mijë qytetarë në vit aplikojnë në Ambasadën Gjermane

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 06 May 2017

Zëdhënësi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Marten Menger, ka bërë të ditur se vetëm përgjatë vitit të shkuar janë shqyrtuar rreth 40 mijë kërkesa për viza.

“Në vitin 2016 Ambasada Gjermane ka shqyrtuar rreth 40.000 kërkesa për viza”, ka deklaruar Menger.

Nga ana tjetër Time Kadriaj, anëtare e Komisionit për Integrime Evropiane, ka vlerësuar se Demarkacioni si kusht për viza është vendosur vetë nga Qeveria e Kosovës, raporton “Zeri.info”.

-Advertisement-

“Është tejet e pahijshme dhe e padrejtë që për kaq shumë vite është premtuar liberalizim e ndërsa vazhdimisht është vërtetuar e kundërta. Kushti i fundit është vendosur me vetë iniciativë të Qeverisë për ta arsyetuar mosangazhimin e vet për t’i krijuar kushtet tjera të kërkuara nga BE-ja për liberalizim”, ka deklaruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera