Lajme

40 ditë paraburgim për personin e kërkuar nga Interpoli

Autori: Gazeta inFokus 16:04 | 05 May 2024

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës 40 ditë paraburgim ndaj të pandehurit B.K., i kërkuar nga Maqedonia e Veriut, në bazë të urdhër arrestit ndërkombëtar për shkak të veprave penale përgatitja e veprave terroriste dhe grabitje.

Ndaj të pandehurit është lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesa të datave 2 prill 2005 dhe 9 maj 2008 të shtetit të Maqedonisë së Veriut.

I pandehuri B.K., dyshohet se veprat penale i ka kryer në shtetin e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti më 3 maj 2024 është ndaluar dhe arrestuar nga njësiti i NJRSH-së dhe njësiti i antidrogës në Ferizaj.

-Advertisement-

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera