Lajme

4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi e priti në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 20 August 2018

Në 4 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt 2012, Hashim Thaci me këshilltarë kishte qëndruar në hotel ‘Sheraton’ në Tiranë.

Një natë në hotel ‘Sheraton’ në Shqipëri e Hashim Thacit në kohën kur ishte kryeministër, bashkë me këshilltarët e tij, i kishte kushtuar arkës së shtetit mbi 2 mijë euro. Por, më e shtrenjta del të jetë dhoma e ‘shefit’.

386 euro kishte paguar shteti për një natë qëndrimi të Thaçit në hotel ‘Sheraton’.

-Advertisement-

Veç tij, dhoma ishin paguar edhe për Bekim Çollakun, atëherë shef i stafit; Abelard Tahiri, atëherë shef i kabinetit; Edi Sejdiu, atëherë shef i protokollit, Mrika Kotorrin atëherë këshilltare dhe zyrtarë të sigurimit të tij.

Por dhomat për ta ishin më të lira. 142 euro ishin paguar për sigurimin e Thaçit, po aq edhe për Abelard Tahirin e Edi Sejdiun. Ndërsa dhoma pak më të lira, nga 130 euro ishin dhënë për Bekim Çollakun e Mrika Kotorrin.

Në total shteti ka paguar 930 euro vetëm për një natë në ‘Sheraton’.

Përveç fjetjes, ata kishin marrë edhe mëditje për dy ditë në Shqipëri. Në total shteti ka paguar 2 mijë e 74 euro për këtë vizitë zyrtare. Në fatura nuk ka ndonjë shpjegim pse kabineti kishte qëndruar në atëkohë në shqipëri përpos shpjegimit se kjo ishte një vizitë zyrtare.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruar pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera