Lajme

4-vjeçari qëllohet me plumb në kokë për një arsye banale

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 08 August 2017

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një 4 – vjeçar është qëlluar me armë zjarri në makinë, për arsye banale. Sipas policisë amerikane i vogli ndodhet në gjendje të rëndë për jetën pasi u qëllua me një plumb në kokë.

“Fox News” shkruan se ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pasi gruaja i ra borisë së makinës për të parakaluar një automjet që kishte zënë rrugën.

Por mjeti në fjalë e ndoqi nga pas deri në autostradë dhe  e qëlloi me armë drejt 4 – vjeçarit. Policia e Cleveland, SHBA, tha se i mituri ishte qëlluar në orët e para të mëngjesit, në zonën e Dead Man Curve

-Advertisement-

Vogëlushi i është nënshtruar një operacionit dhe mësohet se plumbi nuk i ka prekur trurin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera