Lajme

4-vjeçari bie në kanalin e Ibër-Lepencit, nisin kërkimet për ta gjetur

Autori: Gazeta inFokus 22:05 | 22 May 2023

Një fëmijë i moshës 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit. Rasti ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë.

Tashmë kanë filluar kërkimet për fëmiun, raporton Indeksonline.

“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4 vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit.

-Advertisement-

Policia me njesitet e saj ka dal në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit,  ekipet zhytësve për  kërkim-shpëtimit.

Mbi dyshimet fillestare në zonë e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë  kanë filluar kërkimet për fëmiun”, kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera