4 të vrarë në një atentat mafioz, mes viktimave 2 të pafajshëm
Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 10 August 2017
Italia është tronditur nga atentat i tipit mafioz, ku mbetën të vdekur katër persona. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në qytetin e Foxhias, në rajonin e Garganos.
Autoritetet italiane dyshojnë se bëhet fjalë për një hakmarrje mes dy familjesh mafioze. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja është shënuar në një rrugë provinciale në lokalitetin San Marko in Lamis, ku një automjet me dy persona në bord, pasi ka arritur një tjetër mjet ku udhëtonin dy persona të tjerë ka hapur zjarr me kallashnikov duke i ekzekutuar ata.
Duke cituar burime të afërta me hetuesit, mediat italiane shkruajnë se, “në makinën që ra pre e atentatit po udhëtonin Mario Luciano Romito, kryetar i klanit me të njëjtin emër dhe kunati i tij, që shërbente si shofer”.
Lidhur me autorët e krimit, të cilët ende nuk janë identifikuar, hetuesit dyshojnë se i përkasin familjes rivale Li Bergolis, që dyshohet të jetë hakmarrë për një hesap të vjetër.
Por pasi kanë vrarë dy shënjestrat e tyre, autorët e krimit janë vënë në ndjekje të dy personave që udhëtonin me një kamionçinë, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por kishin qëlluar në momentin e gabuar në vendin e gabuar.
Për të mos lënë dëshmitarë, agresorët i kanë ndjekur dhe kanë hapur zjarr edhe ndaj kamionçinës, duke vrarë një nga personat që ndodhej në bord.
Tjetri, në përpjekje për të shpëtuar ka braktisur mjetin dhe është larguar me vrap, por është arritur nga autorët e krimit dhe është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Zanafilla e luftës mes dy familjeve, dikur aleate, daton sipas mediave italiane në vitin 2009, kur bosi Mario Luciano Romito, i ekzekutuar sot, u kaloi autoriteteve informacione mbi familjen Li Bergolis, duke bërë që eksponentët kryesorë të saj të dënoheshin në një proces të madh gjyqësor kundër mafias lokale.
Që prej atëherë, Romito i kishte shpëtuar një seri atentatesh, por sot duket se i ka mbaruar fati.
Të tjera
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...
-
Pritje deri në 1 orë te Dheu i Bardhë
Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 60 minuta, shoqëruar me k...
-
Vdes një person në QKUK
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka vdekur në Qendrën Klinike...
-
Për nëntë muaj, Qeveria “Kurti” mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit
Mbi 12 milionë euro kanë arritur shpenzimet e udhëtimit dhe telekomunikimit t...
-
Rashiq: Lista Serbe po i kërcënon dhe largon nga puna serbët që na përkrahin
Me përjashtime nga puna, dëmtime të automjeteve e madje edhe me letra kërcënu...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...