Lajme

4 të vdekur, rrëzohet një helikopter

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 25 January 2018

Katër persona kanë humbur jetën si rezultat i rrëzimit të një helikopteri në rajonin Poltova të Ukrainës.

Katër persona kanë humbur jetën pasi një helikopter i tipit Mi-8 është rrëzuar në afërsi të qytetit Kremençuk në rajonin Poltova të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësia e Servisit Shtetëror për Gjendje të Jashtëzakonshme në Poltova, Svetlana Rebalko, në një deklaratë për mediumet e Ukrainës tha se helikopteri i tipit Mi-8 i një firme private është rrëzuar në orët e mbrëmjes në afërsi të qytetit Kremençuk teksa po kryente fluturim trajnues.

-Advertisement-

Rebalko njoftoi se sipas të dhënave të para, në bord gjendeshin katër persona dhe se që të gjithë kanë humbur jetën.Siç theksohet, forcat e sigurisë kanë kryer hetime në lidhje me aksidentin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera