Lajme

4 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Pejës në gjendje kritike

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 25 September 2020

19 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë e 4 prej tyre janë në gjendje kritike.

Kështu ka bërë të ditur Spitali i Pejës përmes një njoftimi sipas të cilëve edhe 9 pacientë janë me oksigjenoterapi, shkruan Gazeta inFokus.

E vetëm një paciente në këtë spital gjatë 24 orëve është shëruar nga COVID-19.

-Advertisement-

“Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 9 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë. 1 Pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 218 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera