Lajme

4 pacientë me coronavirus në Infektivë në gjendje të rëndë

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 22 May 2020

Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar e 4 persona me coronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në Klinikë janë të shtrirë 9 pacientë me virusin COVID-19 ndërsa 4 pacientë janë në gjendje më të rënduar, në përkujdesje intensive, shkruan gazeta inFokus.

Njoftimi:

“Nga 9 pacientët e infektuar me Covid 19:

  • 5 pacientë janë në gjendje stabile;
  • 1 pacient është me gjendje të rënduar dhe trajtohet në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si
  • 3 pacientë janë në Repartin e Mjekimit Intensiv duke u trajtuar (2 raste janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe 1 rast është në gjendje kritike dhe në ventilim mekanik).

Klinika është në pritje të rezultateve për 2 pacientë.”/Gazeta inFokus/

 

Të tjera