4 muaj burgim me kusht dhe 1 mijë euro gjobë për ish-drejtorin e Policisë për rajonin e veriut për mosraportim të saktë të pasurisë

Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 03 March 2023
Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, duke e dënuar me 1 mijë euro gjobë dhe 4 muaj burgim me kusht, për akuzën se nuk e deklaroi saktë pasurinë për vitin 2020. Të njëjtit iu shqiptua edhe dënim plotësues- ndalim i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, në kohëzgjatje prej dy vitesh.
Aktgjykimi ndaj Gjuriq u shpall të premten, nga gjyqtari i rastit, Xhemajl Isufi, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Gjuriq ngarkohej se nuk ka paraqitur saktë në Agjencionin kundër Korrupsionit (AKK) të hyrat për periudhën 1 janar- 31 dhjetor 2020, duke deklaruar se gjatë 2020-ës ka realizuar të ardhura neto prej 14 mijë e 760 euro, edhe pse i njëjti kishte realizuar të ardhura neto 19 mijë e 342 euro e 1 cent, me çka i njëjti ka deklaruar 4 mijë e 582 euro e 15 centë, më pak.
Sipas aktgjykimit, dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 4 muajsh, nuk do të ekzekutohet, nëse i akuzuari nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.
Po ashtu, i akuzuari obligohet t’i paguajë shpenzimet e procedurës, 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit.
Ndaj këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh, sipas Kodit të ri të Procedurës Penale.
Në seancën e mbajtur më 1 mars 2023, Gjuriq pranoi fajësinë se i deklaroi mbi 4 mijë euro më pak nga paga vjetore.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Mitrovicë më 20 shtator 2022 ka ngritur aktakuzë kundër Nenad Gjuriq, me arsyetimin se për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2020, në cilësinë e drejtorit Rajonal të Policisë së Kosovës në Mitrovicë-Veri, nuk ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë, në mënyrë të saktë të hyrat e realizuara gjatë vitit 2020.
Sipas aktakuzës, i pandehuri ka qenë i detyruar që në Agjencionin kundër Korrupsionit (AKK) të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurave, dhuratave, dobisë tjetër materiale ose detyrimeve financiare nga data 1 e deri më 31 mars 2021, mirëpo i njëjti nuk ka paraqitur saktë të hyrat e realizuara për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2020, duke deklaruar se gjatë vitit të lartcekur ka realizuar të ardhura neto prej 14 mijë e 760 euro, edhe pse i njëjti kishte realizuar të ardhura neto 19 mijë e 342 euro e 1 cent, me çka i njëjti ka deklaruar 4 mijë e 582 euro e 15 centë, më pak.
Me këtë, Gjuriq akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430, par.2 dhe 1 të KPRK-së.
Ndryshe, më 3 nëntor 2022, Policia e Kosovës me rekomandim të Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), ka suspenduar drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, pasi kishte refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e veturave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës. Pas këtij vendimi, pjesëtarët e komunitetit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës.
Arbër Beka nga Inspektoriati Policor i Kosovës (IPK) ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se IPK ka rekomanduar shkëputjen e marrëdhënies së punës për Gjuriq dhe Policia ka marrë vendim për largimin e të njëjtit.
“Për shkak të pozitës si Drejtor Rajonal, bazuar në autorizimet ligjore IPK e ka trajtuar rastin në aspektin administrativ – diciplinor dhe i ka rekomanduar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës masën e shkëputjes/largimit nga puna për Drejtorin Rajonal të Mitrovicës së Verit. Bazuar në rekomandimin e IPK-së, Policia e Kosovës ka marrë vendimin për largim nga puna për të njëjtin”, ka thënë Beka.
Ndërsa, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se është marrë vendim për ndërprerje të marrëdhënies së punës së Gjuriq, vendim për të cilin ky i fundit ka të drejtë të paraqesë ankesë.

Të tjera
-
Bisedimet për armëpushim në Gaza, Trump dhe Netanyahu takohen për herë të dytë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netan...
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...