Lifestyle

4 mënyra për të shëruar zemrën e lënduar

Autori: Gazeta inFokus 14:37 | 24 November 2022

Mos lejo që ndarja që ke pasur kohët e fundit të të shkelë të drejtën për të qenë i/e lumtur!

Lumturia mund t’ju sjellë shëndet më të mirë, marrëdhënie më të kënaqshme, t’ju bëjë më kreativ dhe të tërheqë njerëz të lumtur te ju – por kjo mund të duket e pamundur nëse po përpiqeni të kaloni dhimbjen nga një ndarje.

Ne po ju sjellim sot 4 mënyra për të shëruar zemrën e thyer pas një ndarje!

-Advertisement-

1.Fal

E dimë që mund të jetë e vështirë por përpiqu të jesh e para që mund të falësh dhe mos u mbështet pas dhimbjes, inatit që nuk bëjnë gjë tjetër veçse të lëndojnë ty!

2.Bëj mirë që të gjesh mirë!

A besoni te kjo shprehje? Epo nëse jo, duhet ta bëni në mënyrë që ndiheni mirë. Mund ta fillosh me gjëra më të vogla si të lesh bakshish, apo të dhurosh gjak, si dhe të ndihmosh dikë në nevojë.

3.Ji mirënjohëse

Njerëzit që shprehin mirënjohje mbi një bazë të qëndrueshme janë më optimistë, më pak materialistë dhe më falës. Në fund të çdo dite, shkruani tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.

4.Shkruaj në ditar

Vetë-reflektimi përmes shkrimit është një praktikë shumë e fuqishme, shëruese dhe fuqizuese që do t’ju ndihmojë të jeni në gjendje të shprehni atë që po ndjeni dhe është një mënyrë e provuar për të ulur stresin dhe për të zbutur traumën e ndarje të vështirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera