Lifestyle

4 Korriku, Amerika bëhet gati për festë!

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 04 July 2017

Më shumë se 3 milionë amerikanë pritet të ndjekin nga afër spektaklin gjigand të fishekzjarreve që do të elektrizojë Nju Jorkun me rastin e festes së 4 korrikut, e cila shënon këtë vit 241-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Britania e Madhe, në 1776-n.

Kompania e veshjeve “Macy’s” sponsorizon sërish eventin madhështor i cili përfshin veç të tjerash interpretimin e Jennifer Lopez dhe praninë e Cheryl Crow.

Kryeqyteti Uashington pret gjithashtu qindra mijëra njerëz që të bëhen pjesë e festimeve, ku nuk do të mungojnë as aty fishekzjarret dhe është planifikuar një koncert në ambjentet e Kongresit amerikan.

-Advertisement-

Javën e kaluar shefi i policisë Peter Newsham tha se policia do të jetë në terren, megjithëse nuk konsiderohet të ketë ndonjë kërcënim për festimet.

Barrikada dhe pika kontrolli të policisë janë vendosur sidoqoftë tek ajo që njihet si shëtitorja kombëtare. Në një muze të Bostonit nga ana tjetër do të ekspozohet njëra prej 14 kopjeve origjinale të Deklaratës së Pavarësisë.

E konsideruar si dokumenti politik ndoshta më i rëndësishëm në botë, deklarata përcaktoi jo vetëm fatin dhe kornizën për mbijetesën e Amerikës, por frymëzoi dhe lëvizje të ngjashme për pavarësi anembanë globit.

Autoritetet lokale të zbatimit të ligjit, në koordinim me FBI-në do të përdorin dronë për të monitoruar turmat e njerëzve, si dhe aktivitetet gjatë spektaklit të fishekzjarreve në Boston. Shfaqja zhvillohet në lumin Charles dhe pritet të tërheqë deri në 500 mijë spektatorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera