Lifestyle

4 këshilla bukurie për të patur fytyrë të bardhë porcelani si një japoneze (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 03 August 2017

Me siguri shumë prej jush mund të kenë pyetur veten se si ia bëjnë gratë aziatike të duken kaq të bukura, me një lëkurë të pastër, të shëndetshme e të bardhë që shpeshherë na kujton kukullat e porcelanit që ruanim me kujdes kur ishim të vegjël ?

Pyetja e dytë mund të ketë qenë (ndoshta edhe në formën e psherëtimës) përse nuk dukeni edhe ju njësoj si to. Sigurisht që në kujdesin ndaj vetes nuk luajnë rol të rëndësishëm vetëm produktet e zakonshme kozmetike, por edhe disa sekrete që çdo femër aziatike i ka pjesë të përditshme në ritualin e përkujdejes:

1.Masazh me peshqir të ngrohtë: Edhe pse zakonisht rekoamndohet qe fytyrën ta lani me ujë të ftohtë, gratë japoneze ndjekin një ritual shumë interesant pas pastrimit të mëngjesit: atë të masazhimit me ujë të ngrohtë. Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe kalojeni në të gjitha linjat e fytyrës siç tregohet në foto. Hiqeni nga fytyra pas 15 minutash dhe aplikoni krem hidratues.

-Advertisement-

2.Tonik me kripë deti dhe ujë: Ky tonik është një aleat i vërtetë bukurie që mund ta përdorni në çdo kohë e çdo moment. Në një shishe shtoni 1 gotë ujë të ngrohtë dhe dy lugë gjelle kripë të trashë. Lëreni kripën të tretet dhe përdoreni tonikun për të pastruar deri në thellësi qelizat e vdekura të lëkurës.

3.Maskë me qumësht soje: Për gratë japoneze, qumështi i sojës është i barazvlfshëm me maskat e shtrenjta a në mos më i shëndetshëm dhe efektiv. Me ndihmën e një garze pambuku kaloni qumështin e sojës në të gjithë fytyrën dhe mbajeni për 20 minuta. Ai ushqen dhe zbardh fytyrën, si dhe normalizon prodhimin natyral të sebumit të saj.

4.Lani fytyrën me shkumë rroje: E dimë që ndoshta nuk ju entuziazmon aq shuëm ideja, por pastrimi dhe masazhimi i fytyrës me shkumë rroje për 5 minuta në mëngjes lufton thatësinë e lëkurës falë vetive të shumta antiseptike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera