4 arsye përse është e vështirë të humbisni në peshë gjatë vjeshtës
Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 15 October 2021
Gjatë stinës së verës, njeriu është në një formë më të mirë fizike për shkak të konsumit të lartë të frutave dhe ujit por edhe aktivitetit fizik që vjen më natyrshëm falë ditëve të gjata plot diell.
Kur vjen vjeshta ndryshon puna. Në këtë stinë, rënia nga pesha është më e vështirë si pasojë e disa gabimeve që mund të rregullohen lehtë.
Fajin e Kanë Reklamat
Po ta keni vënë re, njeriu bombardohet gjatë gjithë verës me imazhet e trupit të rregullt dhe nevojës për të qëndruar në një peshë të mirë. Gjatë gjithë ditës mund të shikosh reklama për rroba banje, receta verore ose destinacione pushimesh që na motivojnë të tregojmë kujdes për peshën. Në verë të vjen natyrshëm të porosisësh sallatë. Kur vjen vjeshta, rrjetet sociale janë të mbushura me ngjyrat e saj, triko, zjarre, pije të ngrohta, ëmbëlsira dhe brumëra.Është shumë e lehtë të devijosh nga plani. Por nëse i vini qëllim vetes t’i përmbaheni objektivit tuaj, nuk do të josheni nga reklamat dhe do të merrni frerët në dorë. Ekspertët thonë të hani shumë mollë në vjeshtë sepse është e pasur me fibër dhe tërshërën ta shoqëroni edhe me kungullin e verdhë.
Vjeshta, Stina e Pushimeve Të Njëpasnjëshme
Në vjeshtë, ka shumë festa kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat të shtyjnë ta teprosh me të ngrënën. Nga njëra festë në tjetrën e nga hamburgeri tek gjeli i detit, vijnë Krishtlindjet dhe zbulon se ke shtuar shumë në peshë. Prandaj, ekspertët rekomandojnë të tregoni kujdes dhe të vendosni objektiva për sasinë e ëmbëlsirave dhe karbohidrateve që do të hani çdo ditë. Bëni një plan dhe ndajeni me miqtë në mënyrë që ata t’ju ndihmojnë në realizimin e tij.
Fustani i Verës Si Njësi Matëse
Mbani fustanin tuaj të preferuar të verës në dhomë ku mund ta shihni çdo ditë. Mënyra se si ai ju qëndron në trup do ju motivojë të tregoni kujdes me ushqyerjen dhe të qëndroni në formë. Mos u përpiqni të fshihni peshën e tepërt me rroba të gjëra, jini realistë, shikohuni në pasqyrë dhe vendosni ju nëse ka ardhur koha të ndryshoni.
Mos Hiqni Dorë Nga Ushqimi
Ka shumë njerëz që në ndryshimin e stinëve ndërmarrin masa drastike kufizuese të ushqimit për të rënë nga pesha. Kjo është shumë e gabuar. Nuk duhet të hiqni dorë nga ushqimi, por ta përmirësoni regjimin tuaj ushqimor. Në vend të byrekut në mëngjes, hani tërshërë. Hani më shumë fruta e më pak bukë, hani bollshëm në mëngjes e më pak në darkë, hani më shumë sallata e perime. Edhe nesë ju shkon mendja për diçka të ëmbël, mos e kufizoni veten por as mos e teproni.
Të tjera
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...
-
Serbi: Raporti i KE-së për Kosovën shihet si gjest armiqësor
Miratimi i raportit që i hap rrugën Kosovës për anëtarësim në Këshilin e Evro...
-
Kroacia nis procedurat për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës
Qeveria e Kroacisë ka nisur procedurat për njohjen e ndërsjellë të patentë sh...
-
Tenderi i dyshimtë 2 milionësh i Përparim Ramës për Prishtina Parking
Një tender i komunës së Prishtinës në vlerë mbi 2.5 milionë duket se ka ngjal...
-
Lajçak nga shtatori me post të ri
Përfaqësuesi i veçantë i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak do të ...
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
Osmani kujton mas*akrën e Belegut: Qoftë i përhershëm kujtimi për gjithë të rënët për liri
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar masakrën e Belegut në Deçan, ...
-
Ministri italian i Mbrojtjes mbërrin në Kosovë, ambasada jep detaje për agjendën e tij
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, ka mbërritur në Aeroportin Ndër...
-
Kurti sot takohet me studentët romë, ashkali dhe egjiptianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do të takohet me disa nga studentët ...
-
“Tërhiqet” ushtria serbe nga Presheva
Artileri e madhe ushtarake serbe, është parë duke u larguar mbrëmë nga komuna...
-
Ministri i Mbrojtjes i Italisë vjen në Kosovë
Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, do të qëndrojë në Kosovë gjatë ...