Lajme

4.2 tonë kokainë u kapën në Portugali, vlera mbi 90 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 08:43 | 03 May 2023

4.2 tonë kokainë janë kapur në Portugali.

Vlera e drogës kap shumën e 100 milionë dollarëve (apo mbi 90 milionë eurove)

Lidhur me këtë rast akoma nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

-Advertisement-

Siç raportohet nga mediat ngarkesa e kokainës ishte fshehur brenda gjashtë paletave të bananeve.

Sasia e kokainës ishte dërguar nga Kolumbia dhe kishte mbërritur në portin e Setubal në Portugali.

Koordinatori i policisë, Vitor Ananias, theksoi se konfiskimi i kësaj sasie është goditje e madhe për grupin kriminal në fjalë.

Ananias theksoi se ky grup është i njohur për autoritetet.

Aksioni ishte i koordinuar nga policia portugeze dhe nga disa polici tjera ndërkombëtare.

Kjo kapje ishte një nga më të mëdhatë të viteve të fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera