39 specialistë kërkohen në emergjencën e QKUK-së
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/04/emeeergjenca-scaled-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 17 April 2023
Më shumë se 93 mijë pacientë janë trajtuar vetëm gjatë vitit 2022 në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndërsa 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, ka njoftuar drejtori i kësaj klinike, Naser Syla.
Syla ka thënë se vetëm 52 mijë pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK, ndërsa pjesa tjetër e tyre kanë mundur të trajtohen nëpër QKMF ose Spitale Regjionale.
Marrë parasysh numrin e madh të pacientëve nga qyteti i Prishtinës, për Sylën është tregues i qartë për nevojën e ndërtimit të Spitalit të Prishtinës.
“Sa i përket vitit të kaluar në Klinikën Emergjente ka qenë shumë e ngarkuar. Nëse flasim për disa standarde që janë të përcaktuara nga OBSh-ja në Qendrën Emergjente që kryhet trajtimi terciar dhe një vend me 2 milionë banorë, maksimumi duhet t’i ketë 20 mijë pacientë brenda vitit. Kurse gjatë vitit të kaluar në klinikën tonë kanë defiluar afër 93 mijë pacientë. Prej një stafi mjekësor nga 23 specialistëve që janë aktualisht dhe prej 18 specializantëve dhe prej 68 teknikëve të kuadrit të mesëm. Pra kjo tregon sa është e ngarkuar Qendra Emergjente”.
“Por çka është një paradoks prej këtyre 93 mijë pacientëve, 38 mijë prej tyre kanë qenë nga Komuna e Prishtinës, që e tregon më së mirë nevojën për ndërtimin e Spitalit të Prishtinës, tregon sa i mungon Prishtinës spitali i qytetit, ku e dimë që është i vetmi qytet në Kosovë që nuk ka spital, edhe të gjithë pacientët vijnë në QKUK”, u shpreh Syla.
Këtë Klinikë, thotë Syla e vizitojnë edhe pacientë me sëmundje të lehta. Thotë se pacientët kërkojnë të marrin shërbime që jepe edhe nëpër QKMF.
“Është me rëndësi që prej këtyre rasteve që janë prezantuar gjatë vitit , pra pacientë që me të vërtetë kanë pasur nevojë për me ardh në QKUK e që janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm në qendrën tonë, janë afër 52 mijë pacientë, kurse pjesa tjetër nuk kanë pas nevojë me ardh fare nevojë këtu. Këtu vijnë raste të cilat për një trajtim banal, pra për një tension të lartë të gjakut, dhe ka raste kur ne mbesim pa u marr me raste tjera më të rënda sepse atij pacienti ne duhet t’i japim shërbim”.
Syla foli edhe për nevojën me staf shtesë, ku aktualisht i nevojiten edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente
“Në Qendrën Emergjente i kemi 25 specialistë që 23 prej tyre punojnë me ndërrime. Për momentin mua më duhen edhe 39 specialistë të Mjekësisë Emergjente që me mbërri minimumin e standardëve botërore. Sipas standardeve botërore në 100 mijë banorë duhet me qenë 14.9 specialistë të emergjencës, ndërsa ne në 2 milionë banorë i kemi 2.6 specialistë”, thotë Syla, për EO.
E sa i përket pajisjeve shëndetësore, Syla thotë se klinika që ai e drejton qëndron shumë mirë. Njëjtë thotë se qëndron edhe me barna esenciale e me aparatura.
“Qendra Emergjente gjithherë ka qenë në nivel të pajisjeve shëndetësore, terapisë dhe listës esenciale, ka qenë në nivel. Çdo ministër që e ka udhëhequr MSh-në primare e ka pas Qendrën Emergjente. Arsyet janë të shumta për nga numri i pacientëve, mandej është faza e parë kur pacienti takohet me një trajtim mjekësor, dhe nëse neve na mungon diçka, atëherë çka më tutje. Kështu që gjithmonë është përpjekur që qendra jonë me qenë në nivel e furnizuar me barna dhe me aparatura. Kemi aparatura të cilat janë vjetërsuar, mirëpo është funksionale”, u shpreh Syla
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/414852708_7280633965309387_5391335122745764068_n-1130x635-1.jpg)
Të tjera
-
Haziri: Kurti, “politikan që shet mjegull”, Osmani do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri e ka cilësuar krye...
-
Aksidentohet në Leskovac një familje nga Maqedonia e Veriut, vdes një grua – lëndohen katër persona
Një familje e cila raportohet të jetë nga Maqedonia e Veriut, ka pësuar aksid...
-
Analistët kërkojnë dorëheqjen e Sveçlës pas ikjes së Faton Hajrizit dhe të tjerëve nga burgjet e Kosovës
Analistët kanë deklaruar se ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla duhet të japë ...
-
“Nuk dorëzohet Faton Hajrizi, ose iu ikë serbëve, ose shkakton viktima, ose vetëflijohet”
Emrush Thaçi, ish-Drejtor i Burgjeve ka thënë se me aq sa e njeh ai Faton Haj...
-
Kajtazi përplaset me Artan Hajrizin: Zëri yt ka hyrë në laboratore të forenzikës
Një përplasje mes Artan Hajrizit, vëllait të të arratisurit Faton Hajrizi dhe...
-
Gërvalla takohet me Hovenierin: Theksova nevojën për bashkëpunim edhe më intensiv në nisma rajonale e globale
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me ambasadorin e...
-
VV-ja thotë se shumë shpejt do të hapet Ura e Ibrit, por nuk jep datë
Hapja e urës kryesore mbi lumin Ibër, do të hapet për qarkullim shumë shpejt....
-
Obama dhe Pelosi raportohet se kanë kërkuar që Biden të rishqyrtojë kandidimin
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, privatisht ka shprehur shqetësime te d...
-
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit në Milot, dëshmitarët flasin për 15-20 automjete të përfshira
Sonte në Rrugën e Kombit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Nga atje ka...
-
Kurti fjalim për Gjuhën Shqipe, në hapjen e Seminarit të Mësimdhënësve të Mërgatës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen hapëse të Seminar...
-
Detaje të reja: Edhe i arrestuari për ndihmë në kryerjen e vrasjes së policit është i arratisur nga burgu
Përpos Faton Hajdarit, të dyshuarit kryesor për vrasjen dhe plagosjen e një p...
-
Vëllai i Faton Hajrizit lajmërohet sërish: Ka ardhë te unë në Gjermani, i kam thanë ti nuk ke vend te unë
Vëllai i Faton Hajrizit, Artani është lajmëruar sërish dhe ka treguar se vëll...