Lajme

39 aksidente në trafik shkaktohen për një ditë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 28 January 2021

Dhjetëra aksidente në trafik po vazhdojnë të shkaktohen në Kosovë.

Në 24 orët e fundit në vend janë shkaktuar edhe 39 aksidente në trafik.

7 nga aksidentet kanë qenë me të lënduar, ndërsa 32 me dëme materiale.

-Advertisement-

Policia e Kosovës gjatë kësaj kohe ka shqiptuar gjoba ndaj gjithë atyre që nuk kanë respektuar rregullat në trafik.

Kësisoj ajo ka shqiptuar 1 mijë e 106 gjoba.

Vit pas viti mijëra aksidente në trafik shkaktohen në Kosovë, shumë prej të cilave përfundojnë edhe me fatalitet.

Shkaktarë të aksidenteve janë vlerësuar të jenë: Shpejtësia, mosrespektimi i shenjave në trafik, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes dhe vozitja nën ndikimin e alkoolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera