Lajme

38 mijë të vdekur hiqen nga listat e votimit

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 08 June 2017

Gjatë ditës së zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen të dielën, më 11 qershor, Policia dhe Prokuroria do të jenë 24 orë në gjendje gatishmërie.

Kështu u tha të mërkurën në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në bashkëpunim me Departamentit e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku kanë mbajtur tryezën me temën“ Drejtësi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në këtë takim Betim Musliu nga IKD-ja tha se kanë bërë përgatitjet për monitorimin e punës së Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit gjatë ditës së zgjedhjeve.

-Advertisement-

“Shpresoj që edhe ketë vit do të ketë proces të rregullt dhe pa incidente, sikurse zgjedhjet e kaluara, të cilat përmirësuan imazhin e Kosovës pas zgjedhjeve të 2010-ës, ku për të votuar dolën edhe personat e vdekur. Instituti jonë me vëzhgues do ta bëjë monitorimin e punës së Policisë dhe Prokurorisë së Shtetit në ditën e votimit për të parë se a do të intervenojnë para apo pas mbushjes së kutive të votimit”, tha Musliu.

Në mënyrë që dita e votimit të shkojë pa incidente Prokuroria e Shtetit ka treguar se do të jetë 24 orë në shërbim më 11 qershor.

Laura Pula nga ky institucion ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ketë gjoba për ata që manipulojnë në vendvotime.

“Në mënyrë që procesi zgjedhor të shkojë në rregull Prokuroria e Shtetit ka dërguar 100 prokurorë në 38 komuna të vendit, në mënyrë që të jemi më afër qendrave të votimit 24 orë. Ndërsa për të gjithë ata që manipulojnë në ditën e zgjedhjeve me vota gjoba do të jetë nga 3 vjet deri në 5 vjet burgim”.

Në shërbim të qytetarëve 24 orë për këtë ditë do të jenë edhe Policia e Kosovës.

Naim Rexha nga ky Institucion ka thënë se që nga shpallja e zgjedhjeve Policia e Kosovës janë përgatitur dhe me profesionalizëm do të jenë në krye të detyrës.

Ai ka shtuar se në ambiente zgjedhore do të këtë edhe policë me rroba civile.

Xhemail Peqani nga KQZ-ja vuri në pah kohën e shkurtër për përgatitje, ndërsa bëri të ditur se nga lista e votimit janë larguar mbi 38 mijë persona të vdekur.

“KQZ-ja ka hartuar planin për zgjedhjet e 11 qershorit, edhe pse për shkak të kohës së kufizuar kemi pasur disa sfida, por ia kemi arritur të përgatitemi me material për atë ditë. Risi ketë herë ka qenë aplikimi online për ndryshim të vendvotimeve, ndërsa kemi larguar nga lista e votimeve mbi 38 mijë të vdekur”, ka bërë të ditur ai.

Në anën tjetër Mulë Desku nga PZAP-ja bëri të ditur se deri tash kanë pranuar 116 ankesa, 98 prej tyre kanë ardhur gjatë fushatës nga partitë të ndryshme, ndërsa theksoi se kanë shqiptuar gjobë në vlerë 64 mijë euro për ato parti që e kanë shkelur ligjin. /ZËRI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera