38 gazetarë u sulmuan vetëm në vitin 2017
Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 12 March 2018
Në Kosovë gjatë vitit 2017, sipas AGK janë regjistruar 38 raste të sulmeve dhe kërcënimeve të gazetarëve ndërsa janë 50 raste të cilat akoma mbesin të pazgjidhura.
Demokraci Plus së bashku me portalin Insajderi, kanë organizuar tryezë për diskutim lidhur me sigurinë e gazetarëve dhe për hapat që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që I sulmojnë apo kërcënojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës.
Isuf Zejna nga Demokraci Plus, ka thënë se rastet kur gazetarët sulmohen kanë shënuar rritje vitet e fundit, shkruan Infokusi.
“Kjo paraqet një problem të madhe për gazetarët që të shkruajnë ndaj atyre njerëzve që janë të fuqishëm ose në pushtet. Gjykatat po dëshmojnë se kanë dorë të butë ndaj sulmuesve të gazetarëve. Kemi pasur raste të sulmeve dhe kërcënimeve ndaj Vehbi Kajtazit, Mentor Shalës dhe Parim Ollurit. Fatmirësisht nuk ka pasur vdekje të gazetarëve. Ka pasur raste që edhe deputetët kanë bërë presion dhe kërcënim ndaj gazetarëve, siç është rasti i deputetit Milaim Zeka. Përveç sulmeve dhe kërcënimeve kemi edhe varësi të mediave mbi sektorin privat dhe qeveri, për shkak se çështja e tyre ekonomike ose financiare për çështje marketingu. Etika dhe profesionalizimi i medieve ende duhet të ngritet”, ka thënë Zejna.
Ndërkaq, Ministri I Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se një shoqëri demokratike dallohet nga liria e shprehjes dhe se në Kosovë ende duhet mbrojtje për gazetarët, shkruan Infokusi.
Në këtë diskutim ka folur edhe Parim Olluri, drejtor ekzekutiv në Insajder, i cili ka thënë se një fenomen që përballen gazetarët, është gjuha e urrejtjes përmes rrjeteve sociale.
“Në raste kur sulmohen gazetarët ose kërcënohet të trajtohen rastet e tyre me shpejtësi sikur që duhet të trajtohen shpejt edhe shpifjet e gazetarëve. Kemi rastin e një sulmuesi ndaj Vehbi Kajtazit me vetëm katër muaj. Kjo masë nuk është parandaluese, sepse është masë e butë”, ka thënë Olluri.
Besim Kelmendi nga Prokuroria, ka thënë se i vjen shumë keq për çdo rast që iu ndodhë gazetarëve, sepse gazetarët shkruajnë për çdo të keqe që i bëhet qytetarëve të Kosovës.
“Me media është vështirë me qenë shumë i sinqertë… E kemi parë që duhet të bashkëpunojmë më shumë me gazetarë gjithnjë në bazë të rregulloreve dhe ligjeve në fuqi. Është shqetësuese që nga viti 1999 e deri më 2016 ku ka pasur mbi 120 gazetarë, prej tyre disa të vrarë dhe të kërcënuarn e sulmuar. Prokuroria ka ndryshuar rregullat për trajtimin e rasteve në fjalë, ka pasur raste të gazetarëve që kanë qenë dhjetëra herë të kërcënuar dhe asnjë herë nuk është paraqitur, sepse nuk ka pasur besim në institucionet relevante. Për këtë arsye po kërkojmë të bëjmë një polici gjyqësore e pavarur plotësisht nga politika, ka thënë Kelmendi.
Ai mendon se Prokuroria dhe gazetarët janë në rrugë të mirë për trajtimin e çështjeve të sulmeve dhe kërcënimeve.
Kelmendi në fund ka ofruar mbështetje për secilin gazetarë për trajtimin e tyre në prokurori po qe se e ndjejnë veten të kërcënuar. /INFOKUSI/
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...