Lajme

37 vjet nga vdekja e rapsodit Dervish Shaqa

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 11 April 2022

Sot janë bërë 37 vjet nga vdekja e rapsodit të njohur shqiptar  Devish Shaqa.

Dervish Shaqai ka lindur në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912. Ai deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh ta lëshonte Kosovën për shkak të përndjekjes nga Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja).

Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi veprimtarinë e tij artistike ku e shkroi edhe këngën “Kur ta ktheva Kosove shpinën”.

-Advertisement-

Dervish Shaqa në Shqipëri e vazhdoi traditën e këndimit të historisë së vendlindjes së tij. Në vargjet e këngëve të tij të përcjella me çifteli, përshkruhen kullat e gurta të Dukagjinit, figurat kombëtare, trimat e luftëtarët e atdheut.

Në Rashbull, Dervish Shaqa arriti të themelonte e të udhëhiqte grupin e rapsodit. Po me këtë grup në vitin 1968 prezantohet për herë të parë në Festivalin e Folklorit Kombëtar në Gjirokastër.

Që nga kjo kohë së bashku me kolegun e tij, rapsodin Demush Neziri, prezantojnë një vargë këngësh të cilat për disa gjenerata ende janë të njohura si: “Ç`janë këto gjamë që i bjen era”, “Prej Prokuplje deri n`Nish”, “Moj e mira porsi bora”, këngët për Azem dhe Shotë Galicën, Nak Berishën e shumë të tjera.

Rapsod i shquar popullor  vdiq në moshën 73-vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera