37-vjeçari nga Kosova tentoi t’i shtypë me makinë 2 punonjësit e karburantit, zbardhet sherri në Lezhë
Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 06 August 2023
Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar 37-vjeçari nga Kosova Migjen Mulaj dhe dy punonjësit e karburantit në Lezhë 61-vjeçari Nikoll Sokoli dhe 52-vjeçari Kujtim Rusi pas sherrit të ndodhur një ditë më parë. Pas konfliktit verbal, 37-vjeçari nga Kosova pas sherrit fillimisht i ka goditur fizikisht me pas me automjetin e tij ka tentuar t’i shtypë dy punonjësit e karburantit.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet dhe dokumentohet konflikti i ndodhur ditën e djeshme në ambientin e një karburanti, vihen në pranga 3 personat e përfshirë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit :
– M. M. 37 vjeç, banues në Kosovë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone”.
– N. S. 61 vjeç dhe K. R. 52 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje kryer në bashkëpunim”.
Arrestimi i tyre u bë pasi në vijim të veprimeve të thelluara hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ka rezultuar se:
Rreth orës 18:30 të ditës së djeshme, në ambientet e një karburanti në aksin rrugor Lezhë-Milot, shtetasi kosovar M. M. pas një konflikti të çastit për motive të dobëta që ka patur me dy shtetasit shqiptarë N. S. dhe K. R. (punonjës pranë këtij karburanti), i ka goditur fillimisht fizikisht dhe më pas me automjetin e tij ka tentuar që ti përplasë duke u rrezikuar jetën. Si pasojë e tentativa me automjet, shtetasi M. M. është përplasur me ambientet e brendshme të karburantit, duke i dëmtuar.
Në vijim të konfliktit, dy punonjësit e karburantit e kanë goditur shtetasin M. M. me mjete të forta në trup (shkopinj) duke i shkaktuar dëmtime fizike, i cili aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në spital për ndihmë mjekësore, ndodhet edhe shtetasi N. S. i cili ka marrë gjithashtu dëmtime fizike, por jashtë rrezikut për jetën.
Të tjera
-
Tahiri tallet me deputetin e VV’së: Këtë margaritar s’duhet me hjek prej foltores
Deputeti i VV’së, Valon Ramadani, gjatë seancës së sotme, ku po shqyrtohet pr...
-
AAK nuk do ta votojë projektbuxhetin për vitin 2025, Tahiri: S’ka asnjë projekt kapital të rëndësishëm
Sot një javë në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seancë, ku do të diskutohet p...
-
Murati: 1,824 familje në nevojë do të përfitojnë, nga skema e asistencës sociale
Ka filluar pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, kështu e ka ...
-
Gashi: Nuk e votojmë buxhetin, ka shkelje ligjore
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhje së Kyresisë s...
-
Dënohet me burgim avokati që e kërcënọi Vehbi Kajtazin
Avokati Driton Dobruna është dënuar me pesë muaj burgim efektiv për kanosjen ...
-
Ndryshon procedura e aplikimit për shtesa për fëmijë
Që nga ky muaj (nëntor) vendimit të Ministrisë së Financave Punës dhe Transfe...
-
Abdixhiku: Mësuesit kosovarë ndjehen të nëpërkëmbur si pasojë e kësaj qeverie
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qever...
-
Raportohet se është dorëzuar vullnetarisht Granit Elshani, i dënuar për vrạsjen në ‘City Club’ në Pejë
I dënuari për vrasjen e vitit 2021 në ‘City Club’ në Pejë, Granit Elshani, ës...
-
Vetëvendosje: Kosova me rritjen më të ulët të çmimeve në rajon
Lëvizja Vetëvendosje ka shpërndarë një infografikë me të dhëna të agjencinë q...
-
Dyshohet se vodhi telefonë, llaptopë e ipadë në një dyqan të telefonave, arrestohet
Policia në Pejë ka njoftuar se më 1 nëntor persona të dyshuar kanë hyrë në nj...
-
U ftua si dëshmitar, Buja paraqitet me avokat: Jam edhe i dyshuar, dua të mbrohem në heshtje
Shukri Buja, ish-komandanti i Zonës së Nerodimes, ka deklaruar se ka statusin...
-
Analizat e fundit nga IKSHPK, vazhdon prania e lartë e manganit në Liqenin e Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar uji...