37% e punonjësve ankohen se shefi “nuk i kupton”
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 19 April 2023
Shefi ka gjithnjë të drejtë? Vetëm leadershipi nuk mjafton më.
Një e treta e punonjësve europianë nuk është e kënaqur me mënyrën se si ata udhëhiqen.
Kjo shifër është sa befasuese, aq edhe shqetësuese. Për këtë situatë janë shkaktarë disa faktorë, duke përfshirë edhe faktin që 37% e punonjësve ankohen se shefi “nuk i njeh mjaftueshëm mirë për të kuptuar me të vërtetë potencialin e tyre”.
Këto janë disa nga përfundimet kryesore të të raportit të ADP, “People Unboxed”. Raporti bën një analizë të detajuar të faktorëve që përfshijnë me të vërtetë punonjësit dhe se si mund të përmirësohen në punën e tyre nëpërmjet menaxhimit të burimeve njerëzore.
Duke pasur parasysh këto shifra, duhet gjetur një zgjidhje për motivet e pakënaqësisë. Nuk duhet të harrojmë që mungesa e mirëkuptimit shkon përtej udhëheqjes dhe menaxhimit, pasi thuajse gjysma e punonjësve europianë është mjaft e sigurt që punëdhënësi i tyre nuk i kupton dhe 18% thonë se ndihen thjesht në numër në kompaninë e tyre.
Dihet se motivet që na shtyjnë secilin prej nesh të punojmë janë të ndryshme, por suksesi i një kompanie matet me angazhimin dhe kënaqësinë e punonjësve, Në anën tjetër, të kuptosh se cilët janë faktorët që i motivojnë, çfarë i mban e çfarë dëshirojnë me të vërtetë nga punëdhënësi është e rëndësishme për ruajtjen e një niveli të lartë angazhimi.
Paaftësia e “shefave” për të kuptuar punonjësit dhe menaxhimi i keq nuk janë i vetmi burim pakënaqësie. Pjesëmarrësit në sondazh theksuan faktin që punëdhënësit nuk marrin masat e duhura për të garantuar mirëqenien fizike të punonjësve të tyre.
Vetëm 26% e punëdhënësve ofron një program feedback-u nëpërmjet të cilit, personeli mund të ngrejë shqetësimet dhe më pak se gjysma organizojnë trajnime për shëndetin dhe sigurinë.
Ndër të tjera, thuajse gjysma e të intervistuarve pohon se janë ndier jo rehat në vendin e punës vitin e fundit, duke përmendur shpesh si shkaktarë menaxhimin jo të duhur, stresin e tepërt, marrëdhëniet e këqija me kolegët / apo mjedisin armiqësor në punë. Personeli i burimeve njerëzore duhet të ndërmarrë një sërë masash për të garantuar që punonjësit të ndihen të sigurt, rehat dhe të lumtur në vendin e punës. Çelësi për t’i bërë punonjësit të ndihen të mbështetur, si fizikisht edhe psikologjikisht është ofrimi i mundësisë për të kontribuar me idetë e tyre në zhvillimin e aktiviteteve në punë. Mbi të gjitha është çelësi për të identifikuar fushat ku ka nevojë për përmirësim.
Menaxhimi dhe udhëheqja kanë një ndikim të matshëm drejtpërdrejt në angazhimin e punonjësve. Kompanitë në Europë nuk janë në gjendje të veprojnë siç duhet. Është e rëndësishme që drejtuesi dhe personeli i burimeve njerëzore të investojnë në kohën e nevojshme për të kuptuar më së miri punonjësit. Vetëm duke i njohur njerëzit, aftësitë dhe dëshirat e tyre, mund t’i frymëzoni, të nxisni kontributin dhe përfshirjen e tyre – të cilat të gjitha së bashku rrisin produktivitetin dhe çojnë drejt suksesit kompaninë.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...