Lajme

3605 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 28 September 2021

3605 raste aktive me koronavirus në Kosovë.Këtë e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë dje përmes postimeve tashmë të zakonshme.

Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja e 3 viktima, shifra këto të vogla në krahasim me javë më parë, kur thyheshin rekorde negative çdo ditë.

Gjithsesi, shpresojmë që shifrat të vazhdojnë të zbresin, ndërsa sipas të dhënave, deri më tani me të dyja dozat në vendin tonë, janë vaksinuar mbi gjysmë milioni kosovarë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera