Sport

36 skuadrat të cilave u ka shënuar gol Messi

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 21 October 2020

Barcelona mbrëmë u takua me Ferencvarosin në kuadër të xhiros së parë për fazën e grupeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Blaugranët’ arritën të fitonin me rezultat të thellë prej 5-1, e ku padyshim që arriti të shënonte edhe Lionel Messi.

Argjentinasi, pas golit të mbrëmshëm, është bërë futbollisti i vetëm në botë që ka arritur të gjej golin ndaj 36 skuadrave të ndryshme, në garën me të madhe në Evropë.

-Advertisement-

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë , nga 41 kundërshtar me të cilët është ballafaquar u ka shënuar 36 prej tyre, në 16 vende të ndryshme.

Pas tij vijnë Cristiano Ronaldo dhe Raul Gonzalez, të cilët kanë gjetur golin ndaj 33 kundërshtarëve të tyre.

Skuadrat e vetme të cilat Messi nuk ka arritur t’iu shënoj gol në këtë garë janë Atletico Madrid, Inter, Udinese dhe Benfica./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera