Lajme

36 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 16 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në trajtim janë 36 pacientë që po trajtohen në klinikat dhe repartet Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, 8 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 28 të tjerë post-Covid.

Nga numri i përgjithshëm të pacientëve, 11 pacientë janë me oksgjeno- terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 4 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 25 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, nuk ka pacient

-Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

-Spitali i Pejës, 1 pacient

-Spitali i Ferizajt, 1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera