36 amerikanë betohen për punë vullnetare në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
13:20 | 10 Gusht 2018
Grupi i pestë i vullnetarëve i amerikanëve të Korpusit të Paqes në Kosovë janë betuar për punë vullnetare në Kosovë.
Drejtoresha për Program dhe Trajnime në këtë korpus, Karen Scheuerer është shprehur falënderuese ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trajnime që u kanë mundësuar vullnetarëve njohuritë se si të veprojnë gjatë qëndrimit në Kosovë.
Scheuerer tha se 36 vullnetarët amerikanë do të shërbejnë në qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës, si: Drenas, Prishtinë, Kaçanik, Gjakovë, Gjilan, Llapnasellë e të tjera.
Ndërkaq, drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant tha se një prej pozitave më të çmuara që një amerikan mban, është duke punuar në mënyrë vullnetare.
“Korpusi i Paqes është shpresë në veprim, është shpresë për një botë ma të mirë, për të ndihmuar të tjetër të ngritën. Do t’i ndihmojmë Kosovës që të ngritet”, tha ajo.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie tha se këta vullnetarë përfaqësojnë partneritetin mes SHBA-ve dhe Kosovës.
“Do të ndërtoni miqësi me kosovarët nga të gjitha komunitetet. Nuk ka manifestim më të prekshëm sesa shtrirja e dorës përmes Korpusit të Paqes. Jam i bindur se ju do t’i përmbushni qëllimet tuaja, gjatë dy viteve e keni mundësinë t’ia ndryshoni jetën dikujt për të mirë”, tha Delaëie.
Falënderues për punën e vullnetarëve të amerikanëve u shpreh edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.
“Sot nxënësit tonë mësojnë anglisht dhe veti të tjera falë jush, për një botë më të mirë. Kjo është sfidë për një arsim më të mirë, pa të cilin nuk ka cilësi jeta as ekonomia”, deklaroi ministri.
Vullnetarët e rinj amerikanë do të qëndrojnë në Kosovë dy vjet dhe do të sistemohen në familjet kosovare, duke shërbyer vullnetarisht për t’ju ndihmuar në përmirësimin e jetës së tyre.

T� tjera
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...




























