Lajme

36 amerikanë betohen për punë vullnetare në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 10 August 2018

Grupi i pestë i vullnetarëve i amerikanëve të Korpusit të Paqes në Kosovë janë betuar për punë vullnetare në Kosovë.

Drejtoresha për Program dhe Trajnime në këtë korpus, Karen Scheuerer është shprehur falënderuese ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trajnime që u kanë mundësuar vullnetarëve njohuritë se si të veprojnë gjatë qëndrimit në Kosovë.

Scheuerer tha se 36 vullnetarët amerikanë do të shërbejnë në qytete dhe fshatra të ndryshme të Kosovës, si: Drenas, Prishtinë, Kaçanik, Gjakovë, Gjilan, Llapnasellë e të tjera.

-Advertisement-

Ndërkaq,  drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant tha se një prej pozitave më të çmuara që një amerikan mban, është duke punuar në mënyrë vullnetare.

“Korpusi i Paqes është shpresë në veprim, është shpresë për një botë ma të mirë, për të ndihmuar të tjetër të ngritën. Do t’i ndihmojmë Kosovës që të ngritet”, tha ajo.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie tha se këta vullnetarë përfaqësojnë partneritetin mes SHBA-ve dhe Kosovës.

“Do të ndërtoni miqësi me kosovarët nga të gjitha komunitetet. Nuk ka manifestim më të prekshëm sesa shtrirja  e dorës përmes Korpusit të Paqes. Jam i bindur se ju do t’i përmbushni qëllimet tuaja, gjatë dy viteve e keni mundësinë t’ia ndryshoni jetën dikujt për të mirë”, tha Delaëie.

Falënderues për punën e vullnetarëve të amerikanëve u shpreh edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi.

“Sot nxënësit tonë mësojnë anglisht dhe veti të tjera falë jush, për një botë më të mirë. Kjo është sfidë për një arsim më të mirë, pa të cilin nuk ka cilësi jeta as ekonomia”, deklaroi ministri.

Vullnetarët e rinj amerikanë do të qëndrojnë në Kosovë dy vjet dhe do të sistemohen në familjet kosovare, duke shërbyer vullnetarisht  për t’ju ndihmuar në përmirësimin e jetës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera