Lajme

35 viktima dhe 1 mijë e 163 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 08 April 2021

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 3.927 testime të dyshuara për Covid dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 1.163 persona.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar dhe 35 viktima, ndërsa dje ishin 51. Instituti i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 854 pacientë të tjerë.

Deri më tani që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë infektuar 138 891 persona, ndërsa 112 619 kanë fituar betejën me virusin, 4 108 pacientë nuk i kanë mbijetuar atij. Për momenti rastet aktive në vendin tonë janë 22164 raste

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera