Lajme

35 pacientë të infektuar me COVID-19 në gjendje të rëndë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 27 September 2021

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 321 pacientë janë duke marrë trajtim në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas SHSKUK-së, 242 pacientë janë me oksigjeno-terapi ndërsa 35 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

-Advertisement-

-Klinika Infektive, 70 pacientë

-Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 34 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe  Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 15 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 20 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 25 pacientë

-Spitali i Pejës, 67 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

-Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë

-Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 24 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera