Sport

34 penallti të goditura në një ndeshje, dramë totale në duelin mes Ajax dhe Panathinaikos/Pamje

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 16 August 2024

Sfida e vlefshme për kualifikueset e Europa League midis Ajax dhe Panathinaikos ishte një dramë totale, e cila u mbyll pas 34 penalltish të goditura, si rrallë herë.

Takimi i parë në Greqi u mbyll me fitoren 0-1 të holandezëve, të cilët u barazuan në takimin e kthimit në Amsterdam, me sfidën që u drejtua te “ruleta” e 11-metërshave.

Ajaxi iu fal kësaj “rulete”, duke fituar 13-12. Për holandezët gabuan Brobbey dy herë, Traore dhe Baas, ndërsa për grekët gabuan Mancini, Maksimovic, Ingason, Mladenovic dhe Vilhena.

-Advertisement-

Një takim që do të mbahet mend në librat e historisë, teksa tashmë Ajax është vetëm një hap larg Europa League, ku në “play-off” do të ndeshet me polakët e Jagiellonia. Nga ana tjetër, Panathinaikos ka shkuar në “play-off” të Conference League, aty ku i presin francezët e Lens.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera