Lajme

34 pacientë të hospitalizuar me Covid-19 në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 30 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 34 pacientë po trajtohen nga Covid-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, prej tyre 6 pacientë janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 28 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është duke u trajtuar 2 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 2 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 3 pacientë

-Spitali i Pejës,1 pacient./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera