Lajme

34 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 09 September 2020

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 43 pacientë me Covid-19, raporton Front Online.

Nga këta pacientë: 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

10 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Kanë lindur 10 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.
2 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 43 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 janë në Respirator, 34 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera