Lajme

33 vjet nga ndeshja e parë pas mëvetësimit të futbollit kosovar

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 13 September 2024

Federata e Futbollit e Kosovës, përmes një njoftimi për media ka kujtuar një ditë historike për futbollin kosovar, ditën kur u zhvillua ndeshja e parë e mëvetësimit të futbollit tonë, ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, organizuar nga Federata e Pavarur e Futbollit të Kosovës, më 13 shtator të vitit 1991.

“Kjo njihet njëherësh si fillimi i periudhës së pavarësimit të futbollit nga regjimi i atëhershëm serbosllav, me ç‘rast ishte themeluar FFK-ja e pavarur, nën drejtimin e kryetarit Agim Bytyqi. Për të realizuar këtë nismë madhore dhe për të vënë në funksion federatën, u krijua një sistem i garave të reja dhe u zhvillua ndeshjen e parë historike. Klubet u organizuan falë shpirtit sportiv dhe mbështetjes së donatorëve të palodhur, ndërsa të gjitha organet e nevojshme u themeluan për funksionimin e ligës. Për shkak të përjashtimit nga objektet sportive nga regjimi serb, u improvizuan fusha të reja futbolli, duke rifilluar garat edhe në kushte të vështira”, njofton FFK.

FFK thotë se sot, me krenari përkujtohen të gjithë bashkëpunëtorët dhe bashkëkohanikët që kontribuan në ato kohë: lojtarët, trajnerët, drejtuesit dhe donatorët e klubeve, gjyqtarët dhe delegatët.

-Advertisement-

“Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që ofruan tokat e tyre për t’i kthyer në fusha futbolli. Këto fusha, që sot mund të jenë të ndërtuara apo toka të punuara, ishin dhe do të mbeten një pjesë e shenjtë e historisë së futbollit kosovar. Urime të gjithë atyre që janë ende mesin tonë e përkujtim i përjetshëm për ata që nuk janë më, por që dhanë kontributin e tyre që futbolli kosovar të ketë vazhdimësi edhe në kushte të vështira okupimi!”, njofton FFK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera