Lajme

32 ditë në luftë, të hënën nxënësit në Kiev do të rinisin mësimin ‘online’

Autori: Gazeta inFokus 23:35 | 27 March 2022

Mësimi mund të rinisë këtë të hënë për nxënësit e kryeqytetit ukrainas, pas 32 ditësh pezullim, që kur Rusia nisi agresionin nda Ukrainës, të enjten e 24 shkurtit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha këtë të diel se shkollat ​​do të rihapen ‘online’.

“Më 28 mars, procesi arsimor do të rifillojë në kryeqytet online”, tha Klitschko në një deklaratë në Telegram. “Do të përshtatet më shumë me kushtet aktuale, duke përdorur platforma të ndryshme për studentët”.

-Advertisement-

“Një detyrë e rëndësishme sot është që qyteti të jetojë dhe të punojë edhe nën një ligj kaq të rreptë ushtarak. Rusët po përpiqen të na frikësojnë, por kjo nuk do të funksionojë! Ne nuk do të dorëzohemi”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera