Lajme

31-vjeçari arrestohet për vjedhje të rëndë pas urdhër arrestit ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 09 August 2024

Një shtetas me iniciale B.I., 31-vjeçar është arrestuar në Prishtinë në lidhje me një rast të dhunës në familje.

Siç njofton policia përmes një komunikate për media, pas kryerjes së verifikimeve të nevojshme i njëjti rezultoi të jetë në kërkim për vjedhje të rëndë, konform një urdhër arresti ndërkombëtar. Ndërsa i dyshuari pas arrestimit u procedua më tej.

“Ky arrestim nënvizon përkushtimin e Policisë së Kosovës për të respektuar sundimin e ligjit dhe për të siguruar që individët që kërkohen për vepra të rënda të sillen para drejtësisë, pavarësisht kufijve”, thotë policia./ Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera