Rajoni dhe Bota

31 të vdekur nga tërmeti në Turqi, momenti kur 5-vjeçarja nxirret nga rrënojat

Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 26 January 2020

Në Turqi vazhdojnë kërkimet për të gjetur të mbijetuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti me magnitudë 6.8 që goditi provincën e Elazigut më 24 Janar.

Sipas autoriteteve turke, numri i viktimave ka shkuar në 31. Numri i të plagosurve përllogaritet në 1547. Deri më tani janë shpëtuar 45 persona, përfshirë edhe një grua që u nxorr e gjallë pas 17 orësh.

Mediat e huaja kanë publikuar edhe pamjet kur shpëtohet një vogëlushe 5-vjeçare, e cila u nxorr në gjendje të mirë nga rrënojat e ndërtesës.

Që pas goditjes së fuqishme, në Turqi janë regjistruar 530 pasgoditje sizmike, 9 prej të cilave kalonin magnitudën 4.

Përveç viktimave dhe të lënduarve, tërmeti shkaktoi edhe dëme të shumta materiale. 1521 ndërtesa janë verifikuar në zonën e goditur nga lëkundjet sizmike. 503 prej tyre kanë dëmtime të lehta, 38 janë dëmtuar mesatarisht dhe 645 objekte të tjera kanë pësuar dëme serioze.

76 ndërtesa janë rrëzuar, nga të cilat 20 në Elazig dhe 56 në Malatya. Nga verifikimet në terren u zbulua gjithashtu se 12 objekte në Elazig kanë pësuar dëmtime tepër të rënda. /

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera