31 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Prizrenit, dy të intubuar dhe 31 të tjerë po presin rezultatet e testimit
Autori: Gazeta inFokus 14:13 | 15 July 2020
Në Spitalin Regjional të Prizrenit deri në këto momente të hospitalizuar janë 64 pacientë, ku prej tyre pozitiv me COVID19 janë 31 pacientë, ndërsa 33 persona të tjerë janë në pritje të rezultatit të testit por edhe në procedura të testimit.
Në gjendje të rënduar dhe të intubuar janë dy persona të cilët kanë simptoma të koronavirusit, por që ende nuk dihet se a janë të infektuar apo jo pasi që rezultatet e testimit të tyre ende nuk janë bërë të ditura.
Kështu ka deklaruar drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit, Afrim Avdaj i cili për KosovPress tha se edhe 28 të infektuar që po trajtohen në këtë institucion shëndetësor janë me oksigjenoterapi.
Avdaj tha se nga pacientët e infektuar me COVID19 ka të moshave të ndryshme, por numri më i madh është i atyre mbi moshën 60-vjeçare.
“Aktualisht i kemi 64 pacientë të hospitalizuar me shenja klinike për COVID19 pozitiv nga këta 31 janë të konfirmuar me COVID19 pozitiv, 33 raste janë me shenja klinike të cilëve u janë marrë testet apo janë në pritje të marrjes së testimeve dhe janë akoma në pritje të marrjes së testimeve por që janë me shenja klinike për COVID19. Nga këta dy i kemi në gjendje të rënduar janë nën ventilimin mekanik janë të intubuar, dhe 28 nga ta janë me oksigjenoterapi…. këta dy pacientë e intubuar nën ventilimin mekanik janë edhe me sëmundje të tjera shoqëruese por fatkeqësisht nga këta dy pacientë nuk i kemi ende rezultatet dhe jemi duke i trajtuar si COVID19.. nuk janë të konfirmuar u kemi marrë mostrat për testim dhe ende nuk i kemi marr rezultatet”, tha ai.
Avdaj thotë se edhe dy mjekë dhe një infermiere janë ta infektuar me COVID19, ndërsa dy mjekë të tjerë dhe katër infermiere janë në vetëizolim.
“Aktualisht i kam dy mjekë të hospitalizuar dhe dy mjekë të tjerë që janë në vetëizolim, fatmirësisht këta dy të fundit janë pa shenja klinike. Nga stafi infermier e kam një infermiere që është në hospitalizim duke u trajtuar dhe 4 të tjerë në vetëizolim… njëri nga ta është i hospitalizuar në repartin infektiv tek ne. Tjetri ka qenë i hospitalizuar tek ne por dhe për shkak të problemeve të tjera është rikthyer në trajtim dhe aktualisht ndodhet në QKUK në Klinikën Infektive”, theksoi ai.
Drejtori i Spitalit Regjional të Prizrenit foli edhe rreth kapaciteteve të këtij spitalit.
“I kemi 33 shtretër të ndarë për pacientët me Covid19 në repartin Infektiv. 43 shtretër të tjerë janë gjithashtu të dedikuar për këta pacientë që janë në repartin e Pulmologjisë dhe 20 shtretër të tjerë të pajisura për okaigjenoterapi janë në repartin e Neurologjisë. Kemi kapacitet rreth 94 shtretër që jemi duke funksionuar aktualisht… I kemi në dispozicion edhe 14 shtretër të tjerë në një hapësirë të rinovuar në donacion dhe rreth 74 shtretër të tjerë të dedikuar për këta pacientë”, deklaroi Avdaj.
Avdaj tregoi se gjatë ditës së sotme nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK janë pajisur me 8 respiratorë të rinj dhe 14 shtretër.
“Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK na kanë pajisur me tetë respiratorë të rinj dhe ky është lajm i mirë që na bënë të fuqishëm dhe ndjehemi më të relaksuar dhe potencialin prej 11 anesteziologëve që e kemi si spital ta kemi në shërbim të këtyre pacientëve… aktualisht kemi 5 infektologë, kemi 11 anesteziologë , kemi 7 pulmologë dhe 18 specialistë të tjerë të sëmundjeve të brendshme kemi edhe neurologë”, tha ai.
Të tjera
-
Tre të dyshuar janë dërguar në mbajtje pasi u përplasën fizikisht me policinë në Klinë
Tre persona janë arrestuar pasi që të njëjtit gjatë një proteste nuk ju kanë ...
-
Mosmarrëveshje për pronë, arrestohet një person në Prishtinë
Të hënën në Prishtinë është arrestuar një person pasi i njëjti ka kanosur një...
-
Vasfije Krasniqi pas mbledhjes së KS: Serbia humb çdo betejë
Presidentja Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të ...
-
Agjenda të ngjeshura, sot mblidhen shtatë komisione parlamentare
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...
-
Aksident në Lipjan, humb jeten një person
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Rugova”, të këtij qyteti. Zëdhënësi i ...
-
Prokuroria Speciale sot pranon donacionin nga Ambasada e Britanisë së Madhe
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, do të jetë sot nikoqir i...
-
Pamje terrorizuese – Pas goditjes 6.3 ballëshe, dhjetëra tërmete në pak orë në Tajvan/Pamje
Më shumë se 80 tërmete, më i madhi prej të cilëve kishte një magnitudë 6.3 ba...
-
BE-ja reagon për rezultatet e votimit në veri, s’tregon kur do t’i heqë masat
Rezultatet e votimit në veri nuk kontribuojnë në zbutjen e tensioneve, kanë t...
-
Prokuroria: Trump u përpoq të manipulonte zgjedhjet me pagesat! Avokatët: Padia gjyqësore e pabazë
Donald Trump u përpoq të ndikonte në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet presid...
-
Qeriqi vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Haliti për Bedri Hamzën: Është më i mirë se Albin Kurti
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, tha se kandidati i ...
-
Moti sot kryesisht me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë mot ...