Lajme

300 mijë euro pajisje mjekësore për Emergjencën e QKUK’së

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 21 June 2018

Klinika e Emergjencës në QKUK është furnizuar me pajisje mjekësore në vlerë prej 300 mijë euro, si investim direkt i Ministrisë së Shëndetësisë.
Kjo klinikë, e cila shumë herë është përballur me vështirësi, qoftë edhe në bartjen e pacientëve, tani më nuk do të përballet me telashe të tilla.

Përveç pajisjeve për bartjen e pacientëve, këtë herë Klinika e Emergjencës është furnizuar me të gjitha kërkesat për pajisje të cilat janë kërkuar nga stafi menxhues i saj.
Në të njëjtën kohë, në këtë klinikë është duke u bërë edhe rinovimi i hapësirave pritëse dhe duke investime të tjera të cilat pritet të ndryshojnë cilësinë e shërbimeve aty.

Me kërkese të menaxhmentit, pajisjet e reja do të nisin të përdoren në momentin kur do të përfunoj rinovimi i pritores së kësaj klinike, e cila pritet të ndodhë brenda pak ditëve.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera