Lajme

30 vite nga referendumi për pavarësi të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 26 September 2021

Më 26 shtator të vitit 1991është mbajtur referendumi për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

Në këtë ditë, me shumicë absolute janë deklaruar pro pavarësisë së Kosovës me ç’rast u vërtetuan edhe Deklarata e Pavarësisë dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që u patën miratuar një vit më parë dhe u pasuan me mbajtjen e zgjedhjeve të para demokratike, parlamentare e presidenciale, të vitit 1992.

Referendumi për Pavarësinë e Kosovës u shënua në të gjitha dokumentet relevante ndërkombëtare si një akt sublim i vullnetit politik të popullit të Kosovës./KosovaPress/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera