30%-shi nga Trusti – Lëvizja Vetëvendosje bën publik vendimin

Autori: Gazeta inFokus
13:31 | 21 March 2022
Lëvizja Vetëvendosje ka hedhur poshtë iniciativën ligjore të opozitës për ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale.
Në pyetjen se a do ta mbështesin propozimin e PDK-së për tërheqjen e 30% të Trustit, si ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka qenë e prerë duke thënë se nuk do ta përkrahin një nismë të tillë.
Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, në një konferencë për media pas mbledhjes së kryesisë, tha se do të diskutojnë për modalitete tjera.
“Jo nuk e ka mbështetjen tonë dhe nuk do ta ketë. Vetë koncepti i Trustit ka të bëjë me ruajtjen e një mirëqenie të qytetarëve pas moshës 65-vjeçare, kur ata përfundojnë kontributin e tyre për fondin pensional”, tha ajo.
“Ne do të diskutojmë modalitete tjera. Kemi pasur një pako enorme të ndihmës të rimëkëmbjes ekonomike, nga qershori i kaluar, dhe këtë vit janë shtuar, siç është rasti në mbështetjen e fëmijëve, lehonave. Ballafaqohemi me një ekonomi që është shumë fragjile. Fokusi mbetet në mbështetjen e ndërmarrjeve prodhuese”, u shpreh Kusari-Lila.
PDK-ja propozoi një pako ekonomike për ndihmë ndaj qytetarëve për përballimin e inflacionit në vend.
Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një burrë në Lipjan
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është gjetur pa shenja jetë në Lip...
-
Nga sot ndryshon çmimi i biletës në transportin publik në Prishtinë
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se nga sot është bërë riorganizimi i pla...
-
Biden: SHBA nuk do ta furnizojë Ukrainën me avionë luftarakë F-16
Presidenti Joe Biden tha të hënën se Shtetet e Bashkuara nuk do të dërgojnë a...
-
Sulm me thikë pranë Komisionit Evropian në Bruksel, katër të plagosur
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë brenda...
-
Norvegjia synon që në fund të marsit t’i dërgojë tanke Ukrainës
Norvegjia do të dërgojë një pjesë të flotës së saj me tanket e prodhimit gjer...
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...