Lajme

30 mijë kosovarë u kapën duke vjedhë rrymë në tri vitet e fundit

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 07 October 2022

KEDS ka njoftuar se vetëm përgjatë periudhës 2019-2021 janë identifikuar mbi 30 mijë konsumatorë që janë kyçur ilegalisht në rrjetin e energjisë elektrike.

Ndaj një numri të konsiderueshëm të këtyre konsumatorëve tashmë janë ngritur kallëzime penale.

Ndërkohë, sipas KEDS, në periudhën e gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë regjistruar 3281 raste të tilla.

-Advertisement-

KEDS njofton se kanë shtuar prezencën në terren me qëllim të zbutjes së mëtutjeshme të humbjeve, të cilat ekipe po i realizojnë këto kontrolle përmes përdorimit të pajisjeve të sofistikuara në dispozicion.

“Kontrollet-të nevojshme për minimizimin sa më të shumtë të humbjeve në rrjet japin mesazh tek të gjithë konsumatorët keqpërdorues se vjedhja e energjisë elektrike është dukuri e papranueshme dhe e dënueshme me ligjet e Republikës së Kosovës.

KEDS-i mbetet i përkushtuar që të vazhdojë luftën ndaj vjedhjeve të energjisë elektrike dhe kërkon nga organet relevante dhe nga qytetarët të na bashkëngjiten në këtë betejë, meqë së bashku mund të fitohet shumë më lehtë dhe më shpejt, duke bërë që konsumatorët të marrin shërbime më kualitative, më të lira dhe më të sigurta”,njofton KEDS.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
GP Aviation dhe PrishtinaTicket me fluturime direkte dy herë në javë drejt Parisit!
-Advertisement-

Të tjera