Lajme

30 ditë paraburgim të dyshuarit për prodhimin e substancave narkotike

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 23 June 2018

Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka caktuar 30 ditë paraburgim të dyshuarit R. K. për prodhimin e substancave narkotike.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar avokati  të dyshuarit, Gani Rexhaj.

“Dje gjykata ja ka caktuar 1 muaj paraburgim, klienti im dyshohet se merrej me prodhim e substancave narkotike”, ka thënë avokati Rexhaj për KALLXO.com

-Advertisement-

Ndryshe, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar 30 ditë paraburgim për personin  R.K., i cili u arrestuar nga Policia nën dyshimet se u ka shitur barna disa persona tjerë të dyshuar për përpunimin e substancave të dyshimta narkotike.

I dyshuari R.K. ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në jug të Mitrovicës.

Policia e Kosovës, njësitë antidrogë ditë më parë kishin zbuluar një laborator në fshatin Qukiq të Zubin Potokut.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy