Lajme

30 ditë paraburgim për burrin që dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 26 November 2022

Është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Izet Godenit që dyshohet se e ka mbytur gruan e tij me sëpatë gjatë së premtes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës. Mirlinda Gashi.

“Është mbajtur seanca dëgjimore ku gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës për caktimin e masës së paraburgimit prej 1 muaji nën dyshimin se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë”, tha Gashi per klankosova.tv.

-Advertisement-

Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur rasti i rëndë.

E ndjera S.G, ishte arsimtare e Gjeografisë në Shkollën Fillore “Dardania”.

Ajo u varros sot në varrezat e qytetit në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera