Lajme

30 ditë paraburgim për 56-vjeçaren që dyshohet për vra sjen mbrëmë në Vranjefc

Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 21 August 2024

I është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh të dyshuarës për rastin e mbrëmshëm në rrugën “Ismet Kransiqi” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda dhe ndaj të pandehurës N.M është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 20.08.2024 deri me datë 19.09.2024, për shkak të veprës penale Vrasje e rëndë nga neni 173 par.1 pika 1.3 të KPRK-së dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e gjykatës.

-Advertisement-

Për rastin, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë thënë për Gazetën Online Reporteri.net se nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes së këtij akti janë problemet familjare.

Siç bën të ditur Prokuroria 56 vjeçarja është dërguar në mbajtje dhe mbi të rëndon akuza për veprën penale “Vrasje e rëndë”.

“Lidhur me rastin e vrasjes se rende, në rrugën “Ismet Krasniqi” ne Prishtine, iu njoftojme se prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime te Renda, ka dale ne vendin e ngjarjes, nga aty ne bashkëpunim te plote me policinë e njësitë relevante kane marre veprime hetimore, me qellim te ndriçimit te rrethanave te kesaj ngjarjeje.

Me urdhër te Prokurorisë, trupi i pajete është dërguar ne IML, për obduksion, ndërsa e dyshuara (56 vjeçe) është dërguar ne mbajtje, për shkak te veprës penale “Vrasja e rende”, sipas KPRK-se, si dhe është sekuestruar arma, si mjet i kryerjes se veprës penale.

Nga hetimet preliminare, dyshohet se motivi i kryerjes se këtij akti janë problemet familjare, megjithatë rezultatet nga hetimi do t’i sqarojnë te gjitha rrethanat e këtij rasti.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do te paraqese kerkese per caktimin e mases se paraburgimit ndaj te dyshuares, prane gjykates kompetente”, kanë thënë nga Prokruroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për gazetën online Reporteri.net.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera