3 zgjidhje natyrale për të humbur në peshë
Autori: Gazeta inFokus
09:55 | 07 April 2021
Rënia në peshë është një ndër temat më delikate përsa i përket pamjes së jashtëme të trupit. Megjithëse nuk egzistojnë mënyra për të humbur peshë brenda ditës, kontrolli i ushqimit mund të jetë çelsi i heqjes së kilogramëve që nuk dëshironi. Mënyra më e sigurt e humbjes në peshë është ndjekja e regjimeve ushqimore të shëndetëshme.
Kombinimet e ushqimeve të cilat përdorni çdo ditë, mund të jenë një zgjidhje e mrekullueshme për trupin tuaj. Recetat që AgroWeb.org ju këshillon do t’ju ndihmojnë në reduktimin e ujrave dhe akumulimit të dhjamit në trup. Ndiqni si më poshtë 3 recetat e shijshme dhe të shëndetshme që do të kujdesen për trupin tuaj.
Çaji me xhinxher, piper të zi dhe mjaltë
Kjo recetë është e mbushur me antioksidantë që do t’ju ndihmojnë të largoni toksinat nga trupi dhe të digjni kalori gjatë gjithë ditës.
Përbërësit
250 ml ujë i nxehtë
5 gr xhinxher
25 gr mjaltë
piper i zi
Përgatitja
Ngrohni një tas me ujë dhe kur të ketë arritur proçesin e zierjes shtoni xhinxherin dhe pak piper të zi. Më pas lëreni të pushojë për 10 minta në mënyrë që përbërësit të përzihen sa më mirë më njëri tjetrin. Kur pija të jetë ftohur pak hidheni në një gotë ku mund ti shtoni mjaltë sipas dëshirës për ta ëmbëlsuar. Konsumojeni 30 minuta para se të hani mëngjesin të paktën 3 hërë në javë.
Lëng kastraveci dhe domatesh
Kastraveci është i pasur me fibra, antioksidantë dhe minerale prandaj lëngu i tij është një përshpejtues për dobësimin.
Përbërësit
Gjysmë kastraveci mesatar
2 kokrra domate
1 degë selino
200 ml ujë
Përgatitja
Lani mirë domatet dhe kastravecin dhe pritini në copa të vogla. Vendosini në mikser duke shtuar edhe pak selino sipas dëshirës dhe përziejini. Miksojini derisa të keni përfituar një masë të lëngëshme jo shumë të trashë. Konsumojeni këtë pije me stomakun bosh si vakt mëngjesi ose bashkë me vaktin e mëngjesit.
Supë me lakra
Supa me lakër është një ushqim bazë i mbushur vlera që ju krijojnë ndjesinë e ngopjes. Kështu do të evitoni të kaloni shpejt nga një vakt në tjetrin.
Përbërësit
1 lakër e vogël
1 qepë
3 domate
1 spec djegës
ujë
pak kripë
piper
Përgatitja
Lani dhe pritni të gjitha perimet dhe lërini të mbuluara në një tenxhere të mbushur me ujë deri në gjysmë. Filloni t’i ngrohni në zjarr të mesëm duke shtuar sipas dëshirës kripën dhe piperin. Mos e teproni me kripën. Lëreni në zjarr derisa të arrijë në fazën e zierjes dhe më pas uleni temperaturën në minimun për 20-30 minuta. Supën mund ta konsumoni në vaktet e drekës apo darkës bashkë më ndonjë ushqim tjetër shoqërues, siç janë sallatat apo mishi.
Të tjera
-
Hoxhaj: Kurti si autokrat po kërcënon mediat, shoqëria do t’i rezistojë kësaj tendence
Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, për t...
-
Qeveria merr vendim për hapjen e shkollave
Në mbledhjen e Qeverisë është miratuar vendimin për masat e reja kundër antiC...
-
Arben Vitia tregon çfarë diskutuan me Bekim Haxhiun
Ministria i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar sot një takim me deputetin...
-
Vitia: Nuk kam refuzuar të nënshkruajë asnjë dokument që do ta rrezikonte sjelljen e vaksinave
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë në konferencën e sontme pas mb...
-
Shoqata e Gastronomëve jep detaje për masat e reja, muzika do të jetë e lejuar deri në 21:45
Me vendimin e sotëm të Qeverisë së Kosovës, është hapur edhe sektori i Gastro...
-
Qeveria paralajmëron heqjen e homologimit për automjetet që vijnë nga jashtë
Homologimi i automjeteve që vijnë nga jashtë, kryhet nga QAK “Eurolab”, kompa...
-
Ministri Vitia: Negociatat për sigurimin e vaksinave janë në rrugën e duhur, vijnë në maj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia thotë se po vazhdojnë negociatat për sig...
-
Masat e reja: Ndryshon orari i lëvizjes
Në mbledhjen e mbajtur para pak minutash, Qeveria e Kosovës ka miratuar masat...
-
Albin Kurti ndërpreu për 5 minuta mbledhjen e Qeverisë, për shkak të iftarit
Kryeministri Albin Kurti ka ndërprerë mbledhjen e qeverisë për pesë minuta pa...
-
LAJMI I FUNDIT: Qeveria miraton masat e reja kufizuese antiCovid
Qeveria e Kosovës po mban mbledhje e nisur në orën 19:00, në të cilën po shqy...
-
Projekti për kanal në Detin e Zi, Erdogan “çmend” Rusinë
Planet e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan për ndërtimin e një kanali që...
-
Thaçi i bën të fala Edi Ramës nga Haga përmes Endritit
Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka deklaruar se babai i t...