Lajme

3-vjeçari shqiptar bëhet hit në internet

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 26 November 2020

Mediat britanike kanë publikuar historinë e 3-vjeçarit shqiptar që është kthyer në një fenomen në internet për shkak të veshjeve të shtrenjta që ekspozon.

Nuk është e pazakontë për një influencer me mijëra ndjekës të ketë një gardërobë të mbushur me rroba firmato, por është jashtë të zakonshmes kur ai është ende i mitur.

3 vjeçari Elension Sulaj jeton në Waltham Cross në Hertfordshire. Ai ka rreth 26 mijë ndjekës në rrjetet sociale dhe me gardërobën e tij mbi 10 mijë paundë bën postime për Burberry, Versace, Gucci, Givenchy, Moschino and Ralph Lauren.

-Advertisement-

Nëna e tij, Enkeleda Sulaj e ka pasion veshjen e djalit të saj, ajo ka hapur një llogari të Elensios kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Që nga ajo kohë, ajo i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie dhe të “arrijë” marrëveshje të markave me kompanitë e veshjeve/A2CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera