3 tipet e grave që burrat i duan, por u tremben
Autori: Gazeta inFokus
12:21 | 22 February 2021
Pas këtyre tre tipave të grave, burrat mendojnë se fshihet një grua që nuk do t’i dojë dhe kanë frikë të dashurohen me to, sepse mund të duket sikur këto 3 tipa të personalitetit të grave s’kanë nevojë për një burrë, por në të vërtetë nuk është ashtu. Ja cilat janë këto gra:
Gruaja e fortë
Kjo është gruaja që ka një bërthamë të brendshme ose e thënë ndryshe, një karakter të fortë. Jo negativ dhe mizor, por të vendosur. Bëhet fjalë për një person që ka parime në jetë, bindje, forcë vullneti dhe disipline që përballon çdo të papritur në jetë.
Në të njëjtin kuptim ‘i fortë’ mund të përdoret edhe për burrat, pa nënkuptuar forcën fizike. Një njeri i fortë është ai që ngrihet në këmbë nëse rrëzohet ose shkelet. Gjithmonë ngrihet. Çfarëdo që të ndodhë. Në këtë kuptim, është mirë që një burrë të ketë një grua të fortë afër. Ajo nuk do të qajë kur ju të sërmureni: do të mundohet t’ju ngrejë në këmbë me gjithçka që mundet dhe varet nga ajo.
Nuk do t’ju qortojë se nuk keni para, pasi punon vetë. Do t’i rrisë fëmijët pavarësisht nëse ti je në një udhëtim 6-mujor apo je gjithmonë pranë. Gratë që punoni në fabrika e uzina për 12-14 orë e nisën luftën. Pra, pushteti nuk ka gjini. Kjo është një kategori humane njerëzore.
Gruaja e pavarur
Kjo është fraza më e dhimbshme për meshkujt. Pse? Sepse një pjesë e tyre tentojnë ta gjymtojnë pavarësinë e gruas nga burri. Por një grua e pavarur është një bonus i shtuar për një burrë.
Di të qëndrojë në këmbë edhe pa të. Nuk do t’i lidhet pas këmbës: “ Më merr me vete,,, më merr dhe mua”, sepse do të ketë gjërat e saj për të bërë. Nuk do t’i kërkojë para, do të ketë të sajat. Do të pranojë një dhuratë kur këkron ta kënaqësh, nuk do të shesë marrëdhënien e saj për dhurata.
Mund të jesh i sigurt se nëse është me ty, është sepse të do dhe jo sepse ka nevojë për një apartament, para, dokumenta, punë apo çdo gjë tjetër. Liria e saj e zgjedhjes mund të të trembë, por ajo do të japë sigurinë se je më i miri për atë grua.
Grua e vetëmjaftueshme
Shumë njerëz e shohin si sinonim të fjalës ‘ e pavarur’. Nuk ësht e njëjta gjë. Çdo person psikologjikisht i pjekur duhet të jetë i vetëmjaftueshëm. Kjo nuk do të thotë që nuk ka nevojë për shoqërinë, do të thotë një personalitet i kompletuar. Një njeri që i ka tejkaluar në mos të gjitha komplekset, një pjesë të madhe të tyre. Një person që ka njohur thelbin e vet dhe mund të luajë lehtësisht duke ndryshuar maskat, apo thjesht të jetojë në mënyrë të ndërgjegjshme pa maska.
Një grua e vetmjaftueshme, ashtu si një burrë i vetëmjaftueshëm, hyn vullnetarisht në një marrëdhënie. Përpiqen për të provuar dashurinë bashkë, për të zbuluar disa prej anëve të tyre, duke marrë e dhënë. Një grua e vetëmjaftueshme nuk do të bjerë në varësinë e dashurisë, nuk do ta torturojë një burrë me kapriçot e saj. Nëse ju ka zgjedhur, ju ka zgjedhur sepse ju jeni mirë dhe së bashku do të jeni më mirë: askush nuk do të shpëtojë askënd. Vetëm mes personave të vetëmjaftueshëm është e mundur DASHURIA.
Të tjera
-
Deputetja e Kuvendit të Kosovës më 7 mars ndan foton e veçantë kur ishte drejtoreshë e shkollës
Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës ka uruar mësuesit për fest...
-
7 marsi dita kur mësuesi Shaban na e dha mësimin më të çmuar
Dita e 7 marsit shënon ditën e mësuesit, mësues ishte edhe Shaban Jashari nga...
-
Hajnat në Prishtinë i shfrytëzuan maskat anti-Covid për të vjedhur në një banesë
Një qytetar nga Prishtina ka njoftuar Policinë se persona të panjohur kanë hy...
-
Dy raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit në raportin policor janë raportuar dy raste të dhunë...
-
Likaj uron 7 marsin: Mësuesit janë faktor kyç për emancipim shoqëror
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me rastin e 7 marsit, k...
-
I mituri në Podujevë plagos me armë zjarri të miturin tjetër
Një i mitur e ka plagosur me armë zjarri një të mitur tjetër në fshatin Kërpi...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në Gr...
-
Ku e ka origjinën koronavirusi? Pritet nxjerrja e raportit nga OBSH’ja
Hetuesit që zhvilluan inspektime në Kinë për të zbuluar origjinën e koronavir...
-
Treni godet veturën në Prishtinë, ka të lënduar
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngje...
-
Mitrovicë: Djali e godet disa herë me thikë babain e tij
Një person është therur me thikë nga djali i tij në Mitrovicë, shkruan Gazeta...
-
Gruaja nga Vushtrria e gjen familjarin të vdekur në oborr
Një grua nga Vushtrria ka gjetur të vdekur në oborrin e shtëpisë, një familja...
-
Sonte përfundon Epopeja e UÇK-së me natën e zjarreve
Manifestimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfundon sonte me n...