Lifestyle

3 shenjat e horoskopit që nuk e mendojnë dy herë ndarjen

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 27 February 2024

Ndarja nuk është një nga ata kapitujt më pak të dëshiruar për shumë çifte, por kur kjo ndodh nuk është gjithmonë e lehtë për t’u përballuar. Për shumëkënd, kjo fazë kalon në mënyra të ndryshme, nga trishtimi te shkëputja nga miqtë, familjarët deri sa mjegulla të qartësohet!

Por, për tri shenja të horoskopit ka një tjetër qasje: një ndarje e shpejtë me vetëm një mesazh është zgjidhje! Vendimi për ndarje për këto shenja vjen pa shumë hezitim, sidomos kur bëhet fjalë për një partner/e toksik/e. Këta persona i japin përparësi mirëqenies dhe kënaqësisë së tyre personale, përpara mendimit të të dashurit/ës dhe duket se kjo është e shkruar në yje.

Dashi

-Advertisement-

Dashi shfaq guxim kur vjen puna te vendimi i vështirë i ndarjes. Kjo shenjë zjarri është impulsive nga natyra dhe ata janë mjaft të sigurt për të thënë sesi ndihen, edhe kur vjen puna te dhënia fund e një romance. Të lindurit e kësaj shenje kanë një sens të fortë nuhatjeje për atë që duan në jetë, prandaj nuk e kanë problem që të flasin për ndarjen ballë për ballë me partnerin/en teksa i shtrojnë të gjitha tezat në tavolinë.

Akrepi

Nëse tradhtoni besimin e një Akrepi, prisni një tekst ndarjeje brenda orës. Kjo shenjë vlerëson besnikërinë dhe përkushtimin mbi gjithçka tjetër, kështu që ata nuk do të hezitojnë t’i japin fund një marrëdhënieje nëse nuk ndihen të sigurt. Si një shenjë e sunduar nga Plutoni misterioz, Akrepët nuk kanë frikë të jenë beqarë. Ky tipar do të thotë se ata nuk varen nga njerëz ose situata që nuk janë të përshtatshme, vetëm për hir të të qenit në një marrëdhënie.

Shigjetari

Teksa disa shenja të horoskopit bëjnë gjithçka për të shpëtuar një marrëdhënie që po “vdes”, duke përfshirë biseda të gjata apo seanca këshillimi për çifte, një Shigjetar është më i lumtur kur i jep fund gjërat, sidomos pasi e kupton se pasioni dhe dëshirat kanë mbaruar.

Si aventurier/e me shpirt të lirë, ata kanë nevojë të brendshme për rritje dhe përvoja të reja. Ata janë të hapur për të mbetur miq me ish-ët e tyre, por njëherësh investojnë shumë në një listë të mirëfilltë, pra me persona që vërtet i duan dhe i respektojnë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera