Rozë

3 personazhet në rrjetet sociale që paguhen më shumë në Shqipëri, shifrat marramendëse që marrin në 1 ditë Arbana, Luana dhe Tea

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 17 May 2021

Rrjetet sociale dhe sidomos Instagrami, janë kthyer në një burim parash, nga personazhet e njohur të cilët përfitojnë nga fama për të reklamuar produkte të ndryshme që i ofrohen.

Nëse më parë çdo gjë bëhej në këmbim të produkteve tani bëhet vetëm me pagesë dhe rrallë herë me klering.

Sipas “PanoramaPlus” 3 nga personat më të paguar nga marketingu në Instagram janë Arbana Osmani, Luana Vjollca dhe Tea Trifoni( ish-pjesëmarrëse në emisionin “Përputhen”).

-Advertisement-

Luana paguhet rreth 1200 € për një postim. Kryesisht, Luana reklamon kremëra ose produkte të ndryshme make up-i. Ndërsa, moderatorja dhe autorja e “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana Osmani, paguhet rreth 1000€, dhe këto janë kryesisht reklama ushqimesh.

Tea paguhet 1500€ për postim, të cilin e mban vetëm 3 ditë në këtë rrjet social. Në fakt, Tea nuk ka një standard, por poston çdo produkt që i jep të ardhurat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera